Modelja e njohur e rrjetit Tatiane Prado, 21 vjeçe, njoftoi policinë kur kuptoi se po filmohej fshehurazi nga një burrë 60-vjeçar, çka u pasua nga skenat dramatike të ardhjes së oficerëve në palestrën ku ajo po stërvitej në Brazil.

Burri u arrestua pasi modelja e kishte kapur atë duke e regjistruar me celular teksa bënte ulje-ngritje gjatë stërvitjes.

Tatiane përshkruante sesi teksa stërvitej para pasqyrës pikasi 60-vjecarin ‘e mbrapshtë’ që ishte “fiksuar me të” që para se ajo të niste stërvitjen.
Vajza deklaroi: “Disa minuta para se të nisja stërvitjen, po bëja nxehjen me ulje-ngritje para pasqyrës. Ai ishte në veglën e peshave dhe nuk fshihej fare, duke më parë si i fiksuar. Ai më pa për disa minuta dhe me vone nxori celularin duke regjistruar”.

Ajo përshkruante për mediat braziliane se kishte nisur më parë stërvitjen për të parë se çfarë do të bënte burri që sipas saj “po e përndiqte”.

Duke treguar historinë për 200,000 ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ajo thotë: “Ai erdhi për t’u stërvitur te një vegël që ishte mu prapa meje. Mirëpo nuk po stërvitej, vetëm pinte ujë, fshihej. E pashë që nisi të merrej me celularin dhe nuk po stërvitej. Qëndrova disa minuta dhe prita sa të niste”.

Ajo shton më tej se nisi të bënte ulje-ngritjet e saj kur pa burrin e fiksuar që po e regjistronte. Ajo i tregoi gjithçka policisë dhe telefoni iu sekuestrua të arrestuarit.

Në versionin e saj ajo shton më tej: “Ai njihej që i bënte këto gjëra edhe me gra të tjera, ato janë ankuar disa herë te recepsioni prandaj unë vendosa ta denoncoja”.

Sipas 25-vjecares burri i kishte shkaktuar ankth me ngacmimin e tij dhe prej 6 marsit ajo nuk mund të stërvitet e qetë.

Policia tha se po heton cështjen.