Aktorja amerikane trondit me rrëfimin: 30 vjet më parë më përdhunoi një producent


Aktorja amerikane, Brooke Shields ka vendosur të flasë për herë të parë, për ngacmimet seksuale që ka marrë disa dekada më parë.

Aktorja vendosi të flasë për këtë përvojë traumatike në dokumentarin e saj, “Brooke Shields: Pretty Baby”, premierë më 3 prill në Hulu. Aty ajo flet për seksualizimin e saj në fëmijëri, përmes roleve, për marrëdhënien e vështirë me nënën e saj, por edhe për përdhunimin nga një producent.

View this post on Instagram

A post shared by Brooke Shields (@brookeshields)

“Duke bërë dokumentarin, i shihni të gjitha bashkë dhe në fund është një mrekulli që mbijetova”, rrëfen ajo për revistën People. “Më mori shumë kohë për ta përpunuar dhe jam shumë më e pikëlluar tani sesa kur ndodhi. Është në rregull të kesh frikë, edhe kur dikush nuk po të dhunon.”

Kështu ajo flet me detaje për atë ngjarje, të cilën më në fund e varrosi brenda vetes për të mos e treguar. “Shkuam për darkë sepse mendova se do të gjeja një punë. Më ftoi në dhomën e tij të hotelit, ku më përdhunoi. Unë nuk rezistova. Unë thjesht ngriva.” Më pas ajo fajësoi veten se kishte shkuar në dhomën e tij dhe që kishte pirë një pije në darkë.

View this post on Instagram

A post shared by Brooke Shields (@brookeshields)

Atë moment të tmerrshëm, ajo e ndau vetëm me mikun e saj më të mirë Gavin de Becker, por tani, në moshën 57-vjeçare, ajo ka vendosur ta ndajë me të gjithë botën. “Po e bëj sepse shpresoj se do të ndihmojë shumë njerëz të ndihen më pak të vetmuar. Të gjithë e përpunojnë traumën e tyre ndryshe, por unë dua të avokoj për gratë që të mos kenë frikë të flasin”.