Ageller konfirmon mbështetjen e SHBA-ve për reformat në ekonomi

Inkurajimi për bashkëpunim të ndërsjellë mes bizneseve nga rajoni me qëllim rritjen e prodhimit të brendshëm bruto dhe afrimin e standardeve ekonomike me ato evropiane, ishte mesazhi që u dërgua në konferencën rajonale e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut. Zv.kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi bëri thirrje deri te kompanitë të rritin bashkëpunimin ndër rajonal ndërsa ambasadorja amerikane në vend Angela Ageller konfirmoi mbështetjen e Qeverisë së SHBA-ve për reformat në ekonomi.

“Siguria ekonomike është prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara dhe ne kërkojmë t’ju promovojmë dhe inkurajojmë si investues këtu dhe në të gjithë rajonin. Kjo është arsyeja pse ne jemi partnerë me ju për performancat e vazhdueshme ekonomike dhe për të zhvilluar një fuqi punëtore për t’iu përgjigjur goditjeve ekonomike nga pandemia, inflacioni dhe lufta ruse në Ukrainë”, tha Ageller.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo