Aktori i njohur Gene Hackman është shfaqur për herë të parë pas shumë kohësh në publik dhe fansat e tij duhet të kenë mbetur të befasuar se sa vital duket kjo legjendë kinemaje.

Gene Hackman nuk është shfaqur në ekran prej 19 vitesh.

Tani ai është shfaqur në publik dhe duhet thënë se po qëndron në mënyrë fantastike për moshën e tij. Ai mbushi makinën e tij në një pikë karburanti dhe shijoi mëngjesin nga një zinxhir lokal i ushqimit të shpejtë.

Edhe pse nuk është tërhequr plotësisht nga media, duke qenë se ka shkruar disa libra që nga roli i tij i fundit në film, Hackman është përgjithësisht jashtë syrit të publikut.

Ai nuk jep shpesh intervista apo flet për karrierën e tij. Ai aktualisht po shijon frytet e punës së tij dhe po përpiqet të ruajë vitalitetin e tij, gjë që është vërtet e pabesueshme.

Kujtojmë se Hackman ka luajtur në më shumë se 100 filma në karrierën e tij të pasur.

Në vitin 1972 fitoi Oscar-in për aktorin më të mirë për filmin “French Connection”, ndërsa në vitin 1993 fitoi Oscar-in për aktorin më të mirë dytësor për filmin “Unforgiven”, shkruan Daily Mail. /tesheshi