Shpërthen skandali me 31 pacientët që shfaqën të njëjta simptoma pas ndërhyrjeve kirurgjikale në spital.
Një nga 31 pacientët që u përkeqësua pas operacionit me botoks në stomak ndërroi jetë ditën e djeshme. Dy mjekë janë nën hetim, nga spitali i Tuzlës.
Hetimi filloi pasi disa pacientë që kishin bërë botoks në stomak në një spital privat në Tuzla përjetuan simptoma të tilla si shikimi i dyfishtë, presioni i lartë i gjakut dhe vjellja. Në studimet u konstatua se pacientët që kishin bërë botoks në stomak i janë nënshtruar më së shumti operacioneve në Stamboll dhe Izmir dhe gjithsej 31 persona, përfshirë pacientë në provinca dhe rrethe të ndryshme, kishin të njëjtat probleme.
46 vjeçarja nga Turkmenistani (në foto) vdiq në një spital privat në Tuzla të Turqisë, vetëm pak çaste pas një ndërhyrjeje rutinë.
Prokuroria e Tuzla ka vënë nën pranga dy mjekët e spitalit, të cilët e operuan të ndjerën, Aylar Korhanova, dhe ndaj tyre ka nisur tashmë procedimi për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Menjëherë pas ngjarjes nga ministria e shëndetësisë turke, një grup i posaçëm u ngarkua që të kryejë hetimet përkatëse edhe për raste të tjera, duke qenë se edhe disa herë të tjera, pacientët e operuar për të njëjtën gjë, kishin shfaqur ankesa pas ndërhyrjeve.
Simptomat ishin: shikimi i dyfishtë, presioni i lartë i gjakut dhe të vjellja. Gjatë hetimeve është konstatuar se 31 persona, përfshirë pacientë në krahina dhe rrethe të ndryshme, kishin të njëjtat probleme.
Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar edhe drejtues të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë bërë me dije se të gjitha pacientët në fjalë kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa ndaj mjekëve ka nisur procedimi penal.
Ndërkohë, janë sekuestruar të gjitha materialet dhe barnat e përdorura në këto ndërhyrje, ndërsa nën hetim është vënë edhe drejtuesi i një depoje farmaceutike, i cili pas verifikimeve, është i lirë.