Më 25 nëntor 2021, një vit pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, dita kushtuar inagurimit të statujës së tij ishte emocionuese dhe prekëse.
Ajo u ekspozua jashtë stadiumit që sot mban emrin e tij në prani të presidentit De Laurentiis, të ish-presidentit Ferlaino etj. Statuja u vendos përkohësisht jashtë Maradona Stadium në pritje të një marrëveshjeje përfundimtare. Tani, çuditërisht, së shpejti do t’i duhet të ndryshojë vendodhjen.
Bashkia e Napolit shpjegoi me një rezolutë se nuk mund ta pranonte donacionin. Vlera e punës së artistit Domenico Sepe, në fakt është më e madhe se mundësistë e shpenzimeve të donatorëve. Jo vetëm kaq, artistit në fjalë do t’i garantohej një shikueshmëri që mund të ishte tërheqëse edhe për artistët e tjerë.
Si përmbledhje, respektimi i parimit të paanësisë do të cenohej. Tashmë ka nisur një hetim nga organet e drejtësisë për zbardhjen e kësaj çështjeje dhe zbardhjen e çdo aspekti të saj.