Ejup Berisha
Këtë shkrim do tia drejtoj Kryekuvendarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Talat Xhaferi. Tema tanimë e njohur kërkesa ime për tu punësuar apo për tu angazhuar në Kuvedin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, institucion ky të cilin e udhëheq vetë Z. Talat Xhaferi. Unë kamë ambicje të kahmotshme që të angazhohem dhe ta jap kontributin tim në këtë institucion i cili ndryshe njihet edhe si shtëpia e dialogut apo dhe godina e demokracisë. Konsideroj se jamë drejtuar në adresën e qëlluar dhe te personi i duhur te Kryekuvendari Z. Xhaferi i cili njëkohësishtë është edhe Kryedemokrati gjykuar sipas asaj se Kuvendi i Republikës ndonjëher quhet edhe shtëpia e demokracisë. Për ti shkruar atij për këtë qështje e kamë edhe një motiv shtesë e ai është se ky ishte edhe pjesë e luftës së vitit 2001 që ishte angazhim për përparimin e të drejtave si dhe për respektimin më të madh të lirive tona si shqiptarë. Njëri prej udhëheqësve të kësaj lufte ka qenë mu Kryeparlamentari i tanishëm Z. Xhaferi i njohur me nofkën Komandant Forina. A ka më mirë se ti drejtohesh njeriut më të thirrur për zgjidhjen e kërkeave të shqiptarëve pra Komandantit dhe Kryeparlamentarit të tanishëm Z. Xhaferi. Këtë temë e pata inicuar qysh në vitin 2016 kur personi në fjalë u bë Kryetar Kuvendi. Atëkohë nga ai unë kamë kërkuar një angazhim në kabinetin e tij dhe prej asaj kohe nga Z.Xhaferi nuk kamë asnjë përgjigje, se pse shkaqet i din ai, ta themë të vërtetën ato shkaqe i di edhe unë por të njeëjtat mendoj se nuk duhet të jenë bazë dhe arsye për ta injoruar kërkesën time Z. Kryeparlamentar dhe njëherësh Komandant Forina i cili siç theksova më lartë ka luftuar për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve që do të thotë edhe për të drejtat dhe liritë e mia. Z. Talat punësimi është e drejtë e përgjithshme njerëzore dhe kjo e drejtë është e garantuar edhe me Kushtetutën e RMV-së. Punësimi pra është e drejtë e garantuar për të gjithë personat madhorë që kanë aftësi psiko-fizike, kanë nënshtetsi të RMV-së si dhe të cilët kanë të mbaruar nivele adekuate shkollimi. Unë këto kushte të parapara me aktin më të lartë politiko-juridik dhe me ligjet egzistuese të vendit në fuqi i plotësoj. Nëse ju keni mendim më ndryshe atëher ju lutem lirisht tregoni. Këtë kërkesën time drejtuar juve dua ta zgjidh me dialog. Ju jeni njëri prej faktorëve kryesor që duhet ta mundëson dhe ta inkurajon këtë dialog. Me heshtje dhe me injorim kërkesash nuk bëhet asgjë, kërkoj që ti hapni dyert për punësimin tim në Kuvend. Dëshmoeni veten si Kryedemokrat dhe si luftëtarë për të drejtat dhe liritë e kombit. Nëse më injoroni nuk keni për të arritur që ti gëzoni epitetet që i përmenda më sipër. Unë Z. Xhaferi nuk jamë kalama mendoj se ne të dy mund të dialogojmë si dy njerëz të rritur e të pjekur me qëllim që të kuptohemi. Mua më duhet një vend pune e juve besoj se ju duhen njerëz në Kabinet dhe në këtë aspekt konsideroj se kërkesa ime është e arsyeshme dhe legjitime por edhe nevojat e tuaja për personel janë shumë reale. Ju lutem në emër të humanitetit dhe të demokracisë të bisedojmë dhe të gjejmë një zgjidhje dhe vlerssoj se edhe ju do të jeni të kënaqur nga oferta ime por edhe unë do ta zgjidh një problem timin jetik. Deri në takimin tonë të mundëshëm Ju përshëndes Z. Kryekuvendar-Kryedemokrat apo dhe luftëtar për lirinë, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve këtu në RMV.