Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në rrjete sociale ka vlerësuar rritjen e investimeve të SHBA në Shqipëri duke theksuar se eksportet që nga 2019 janë trefishuar,
Diplomatja ka shpërndarë një status të zyrtarit të Departamentit Amerikan të shtetit, i cili zhvilloi disa takime zyrtare në Shqipëri, duke garantuar se investimet e SHBA në vendin tonë do të rriten.
“Që nga viti 2019, investimet e SHBA në Shqipëri janë rritur me 80%, tregtia është dyfishuar dhe eksportet janë trefishuar. Por ne mund të bëjmë më mirë. Rregulla të qarta, racionale, të qëndrueshme + gjykata të pastra + qartësi mbi të drejtat pronësore do të tërheqin SHBA në investime më të mëdha. Kjo është lidhja mes reformës në drejtësi dhe prosperitetit“, thotë Kim.