Xhaferi i EcoGuerila: “Grupi i Zjarrit të quhet Melaqet e BDI-së”

Kryetari i Eco Guerila, Arjanit Xhaferi përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kampit të BDI-së .Xhaferi ka përdorur përmes një postimi sarkazmën e tij duke thënë se Grupi i Zjarrit duhet të merr një emërtim të ri që sipas tij duhet të quhet “Melaqet e BDI-së shkruan Tetovasot.
Ky postim i tij duket se ka ardhë si rezultat i një tubimi që ka zhvilluar Grupi i Zjarrit me protagonistët që tashmë dihet që janë rreshtuar në një front të përbashkët ku bëjnë pjesë figura të larta politike që në BDI kanë patur me vite postet më të larta.

Deputeti i BDI-së i cili është rreshtuar me “Grupin e Zjarrit” Izet Mexhiti në tubimin e fundit në Saraj u shpreh se Ali Ahmeti është duke i larguar melaqet e duke i sjellë shejtanat në BDI.

Sipas Mexhitit “melaqe” i bie të jetë Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta?

Ndryshe “Grupi i Zjarrit” në krye me Musa Xhaferin vazhdon takimet me qytetarët duke kërkuar llogaridhnëie nga ministrat që i ka caktuar Ali Ahmeti.Tetovasot

Xhaferi i EcoGuerila: “Grupi i Zjarrit të quhet Melaqet e BDI-së”