Xavi Hernandez duket se i “adhuron” afrimet me parametra 0, ku pas Kessie dhe Christensen, tashmë një tjetër lojtar me tipare mbrojtëse mësohet se është në “rrugën” drejt Barcelonës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e qendrës të Eintracht Frankfurt, francezin Evan Ndicka, kontrata e të cilit skadon në verën e këtij viti dhe pritet që në muajin e ardhshëm të ketë një takim mes drejtuesve të “blaugranave” dhe “shqiponjave” gjermane, për transferimin e talentit 23-vjeçar.
Ndicka mendohet se do të jetë transferimi i parë i Barcelonës për fraksionin e radhës të merkatos dhe duket se klubi spanjoll dhe vetë lojtari e ka gjetur “gjuhën” e përbashkët dhe tashmë mbetet vetëm arritja e marrëveshjes me bordin gjerman.
Ndicka vetëm 23-vjeç është kthyer në pikën “kyce” të mbrojtjes së Frankfurt, me teknikun Oliver Glasner, që e ka përzgjedhur francezin në plot 20 ndeshje këtë sezon në Bundesliga.