SPAK ka kërkuar burg përjetë për Ardjan Çapjan për vrasjen e babë e bir në Elbasan.
Çapjat dyshohen si autorë të vrasjes së ndodhur në Elbasan në vitin 2012, ku u ekzekutuan babë e bir, Nezir dhe Gentian beqiri. Dy janë veprat penale për të cilat ata akuzohen; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012, disa persona shkuan pranë apartamentit ku jetonin babë e bir, e cila ruhej nga dy policë për shkak se Gentiani ishte në arrest shtëpie, i dyshuar si autor i vrasjes së Sokol Çapjas në vitin 2005. Autorët hynë brenda me pretendimin se ishin miq të familjes, por sapo hyn shkuan dhe ekzekutuan Gentianin në krevatin ku ai qëndronte i paralizuar. Më pas, babin e tij, Neziri, e godasin me sende të forta dhe me thikë, duke e lënë edhe atë të vdekur. Vrasësit u larguan të pashqetësuar për të mos u kapur, megjithëse vazhdimisht përmendej se vrasja e gentian Beqirit ishte zinxhir i një seri vrasjesh në Elbasan.