Vogëlushja nën rrënoja rrënqeth me fjalët drejt babait të saj: Duart e mia janë të bardha, kam shumë ftohtë (VIDEO)

Në një video të publikuar, shihen momente të dhimbshme nga pasojat që kanë lënë tërmetet në Turqi dhe Siri. Nën rrënoja është një vajzë 5 vjeçare e cila kërkon ndihmën e babait të saj.
Teksa nuk po arrinin ta nxirrnin dot nga rrënojat, ajo iu drejtua babait të saj duke i thënë se kishte shumë ftohtë.

“Duart e mia janë të bardha, kam shumë ftohtë babi”. Në qytet, ku temperatura ka rënë në minus 4 gradë, ekipet kanë punuar fort për të shpëtuar vogëlushen.