Vajtimi i kotë i Rufi Osmanit për PPD-në, a e din ky se ajo akoma është gjallë

Ejup Berisha

Pse Rufi Osmani duhet ta vajton prishjen e Partisë për Prosperitet Demokratik-PPD-së. Pse një intelektual si Rufi Osmani duhet medoemos të pendohet se është prishur një subjekt politik i cili nuk i ka sjellur shumë të mira popullit shqiptar në Maqedoni. Nuk e kuptoj këtë pendesë të tij a mundet të na e shpjegon vetë ai apo dikush tjetër sepse unë nuk po e kuptoj. Nga vjen pendimi për një punë që duhej ta bënte dikush. PPD ishte filialë e ish Partisë Komuniste që u krijua për ti mashtruar shqiptarët se kinse po krijohet një subjekt politik i mirfilltë shqiptar me qëllim që shqiptarët të rreshtohen pas Partisë mëmë pra Partisë Komuniste. Prandaj nuk duhet që Profesor Osmani të pendohet për këtë veprim të tij por duhet çerasur me një kafe. PPD ishte Parti që krijoi përshtypjen se rrjedh nga gjiri i popullit por në prapavijë qëndronin struktura të caktuara të pushtetit të atëhershëm komunist të cilat vetë e formuan por edhe vet e shkatrruan PPD-në. Rufi Osmani ka qenë i mashtruar se do ta prish PPD-në por në fakt ky ka punuar për faktorizimin në politikë të dyshes Xhaferi-Thaçi. Shqiptar mos e vajtoni prishjen e subjekteve të deritashme politke meqë këto nuk i kanë sjellur të mira popullit shqiptar por të njëjtat u kanë bërë shumë dëm shqiptarëve. Është turp të premtosh se do të punosh për të mirën e kombit kur në praktikë të gjithë pjestarët e Partive politike shqiptare në RM e më vonë edhe në RMV kanë punuar dhe punojnë për interesin e tyre personal dhe të grupeve të caktuara rreth udhëheqsive të partive politike. PPD-ja ishte subjekt politik që në fillim tubonte njerëz të sincertë dhe me ideale por më vonë shërbimet e caktuara shtetërore udhëheqjen e PPD-së e dorëzuan në duar të njerëzve të interesit personal dhe grupor këta asnjë interes kolektiv nuk e realizuan përmes PPD-së sa kohë që ky subjekt politik ishte në pushtet dhe në opozitë. Dhe nuk e di a është i vetëdijshëm Z.Osmani se PPD nuk është prishur por është transformuar në një subjekt tjetër politik. Pra Z.Rufi Osmani PPD është akoma gjallë por e rietiketuar. Prof Osmani është shkatrruar PPD-1 por është themeluar PPD-2 dyshi. Prandaj Z. Osmani mos vajtoni shumë për PPD-në sepse atë këmbëkryq e kemi aktive në skenën politike shqiptare por siç thashë me emër dhe me ambalazh tjetër.