Turqia goditet nga një tërmet tjetër me 5.5 shkallë të Rihterit

Turqia është goditur nga një tërmet tjetër me magnitudë prej 5.5 shkallë të Rihterit.

Kështu ka bërë të ditur faqja EMSC, e cila bëri të ditur se lëkundjet u ndjenë 54 kilometra në verilindje të provincës Kahramanmars.

Kujtojmë se provinca Kahramanmars është provinca e goditur nga tërmeti, lëkundjen e të cilit u ndjenë edhe në Siri, tërmet ky që la të vdekur mbi 46 mijë njerëz.