Një 26-vjeçare, e cila kishte mbetur nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Hatay, është shpëtuar pas 201 orësh nga tërmeti, raporton “Anadolu”.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në rrethin qendror Antakya të Hatay-it, e cila u prek nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë në Kahramanmarash, të cilat cilësohen si “katastrofa e shekullit”.
Minatorët dhe ekipet e tjera të kërkim-shpëtimit të lidhur me institucionin turk të qymyrit (TTK) “Kozlu”, të cilët shkuan në rajon nga qyteti Zonguldak, duke punuar në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve në zonë arritën ta shpëtojnë 26-vjeçaren Emine Akgül.
Ekipet e shpëtuan Akgül-in nga rrënojat 201 orë pas tërmetit.
Akgül më pas u dërgua në spital me ambulancë.