Tërmeti tragjik në Turqi, trajneri i Sivasspor: Asistentit tim i vdiqën 15 persona nga familja

Trajneri i klubit turk të Sivasspor, Riza Calimbay foli për dy tërmete me magnitudë 7.9 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter që lanë mijëra të vdekur në Turqi dhe në Siri. Për BeIn Sport, Calimbay tha se ish-ndihmësi i tij që punon me Hatayspor ka humbur 15 persona nga familja.

“Është një ngjarje shumë e trishtueshme. Jemi në Sivas, por jemi gjithashtu mjaft të tronditur. Nuk ka asgjë për të bërë. Sapo u zgjova në mëngjes, telefonova ish-asistentin tim Cengiz, i cili aktualisht punon në Hatayspor dhe më foli për situatën atje. Atij i vdiqën 15 persona nga familja”, tregoi Calimbay.