Tërmeti në Turqi, Ambasada e Kosovës publikon kontaktet për raste emergjente

Ambasada e Kosovës në Ankara ka reaguar pas tërmetit shkatërrues, prej të cilit deri tani raportohen 500 të vdekur në Turqi dhe Siri dhe mbi 2 mijë të tjerë të plagosur. Teksa ka shpreh ngushëllimet për jetët e humbura, ambasada ka vënë në dispozicion disa numra kontakti ku qytetarët shqiptarë mund të telefonojnë për raste emergjente. Deri tani nuk ka informacioni për shqiptarë.

Njoftimi i ambasadës:

“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99 Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91