Tërmeti me mbi 500 të vdekur, presidenti Begaj: Qëndrojmë pranë njerëzve të prekur

SHQIPËRI- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues, që goditet këtë të hënë Turqinë dhe Sirinë.

“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan Begaj.