Policia në Gjilan njofton se pasi ka marrë një e-mail i cili përmbante fotografi ku shihej se si një vozitës ka tejkaluar në vijë të plotë, organet e rendit kanë arritur që të identifikojnë kundërvajtësin, ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative, dhe i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001, duke premtuar se të dhënat e raportuesve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.