TË HARTOHET PLATFORMË GJITHËPËRFSHIRËSE E DIALOGUT

Muhmed Halili

 

Deklarimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se  qeveria e tij  e pranon planin gjermano-francez  si bazë  nismëtare për zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi deri në marrëveshtjen përfundimtare u dha rast dhe shkas  shumicës së partive opozitare në Kosovë   ta akuzojnë ate se edhe  përkundër deklarimeve parazgjedhore të tij se nuk do ta jetë prioritet  dialogu me Serbinë para se qeveria e tij të merret me çështjet esenciale të rrezikimit të shtetit nga kriminaliteti ekonomik, ç’rrrënjosja e korrupsionit, departizimi i shtetit, zhvillimi ekonomik , lufta kundër nepotizmit, Kurti me këtë e bënë të kundërtën dhe Asociacionin e  komunave serbe  e vë në rend të parë nga presioni i dërkombëtarëve.

Sulmi i opozitës ndaj kryeministrit vjen më tepër si shprehje e një kënaqësie shpirtërore të posaçme për presionin e madh që e bëjnë SHBA nëpërmjet përfaqsuesve special Eskobar  dhe Shole si dhe përfaqsuesit të BE-së Miroslav Lajçak për zbatimin e Marrëveshtjes së nënshkruar nga qeveritë Thaçi e Mustafa për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Madje këtu, duke mos pasur argumente bindëse opozita e akuzon kryeministrin Kurti për diçka që ai dhe qeveria e tij  jo vetëm që nuk e ka bërë por me vendosmëri edhe e  ka kundërshtuar dhe në vend që popullit të Kosovës t’ i japin sqarimet e tyre se si partitë  dhe koalicionet e tyre me 23% dhe 27% të votave popullore kanë guxuar të nënshkruajnë dhe votojnë Marrëveshtjen  antikushtetuese për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe si kanë guxuar në kundërshtim me Planin Ahtisaari ( tri “Jo” të pikës 1.8) dhe Kushtetutën e Kosovës të negocojnë për ndarjen e Kosovës, ose siç ia lante kryet popullit ish presidenti Thaçi, në biseda më Vuçiqin për “ bashkangjitje “  Kosovës të disa komunave të Luginës së Preshevës.

Në anën tjetër paraardhësi i Kurtit, ish kryeministri  Abdulla Hoti në mënyrë qesharake dhe pa fije argumenti dëshiron ta  bind popullin se ekipi i tij negocues erdhi gati në përfundim të punës dhe njohjes reciproke me Serbinë por  ja “kryeneçi” Kurti ia paska prishur  strukturën e komisionit edhe “përpak” dështoi puna.

Ajo që Albin Kurti e ka pranuar në emër të Kosovës planin francezo-gjerman nuk do të thotë se në mënyrë të drejtëpërdrejtë ai e ka pranuar Asociacionin e komunave serbe, për këtë argumentim:

-Pjesa më e madhe e planit gjermano-francez  janë kriteret e Planit Ahtisaari për statusi n përfundimtar të Kosovës shprehur në dokumenitn “ Propozime të kuptueshme për zgjidhjen e Statusit të Kosovës” ( 2 shkurt 2007 dhe aprovuar më 26 mars 2008 nga OKB)) Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement (CSP) kurse pjesa tjetër një propozim i  ngjajshëm i zgjidhjes së kontesteve ndërshtetërore  konkretisht midis Francës e Gjermanisë.

Pikësëpari në Planin Ahtisaari nuk ka përcaktim për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, por:

Në pjesën “Përcaktime të përgjithëshme” ,“Vetëqeverisja lokale dhe decentralizimi” në pikat 6,  dhe  6.3 shkruan “…”komunat në Kosovë do të kenë të drejtë të komunikimit ndërkomunal dhe bashkëpunimit ndërkufitar në çështje të   përbashkët në ushtrimin e përgjegjësive të tyre ashtu siç është përshkruar në Aneksin III”.

Në Aneksin III titulluar “Decentralizimi”është shkruar si vijon: Për të adresuar shqetësimet legjitime të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera që nuk janë  shumicë në Kosovë dhe anëtarët e tyre, për të inkurajuar dhe siguruar aktivitetin e tyre me pjesëmarrjen në jetën publike dhe forcimin e qeverisjes së mirë dhe efektivitetin dhe efikasitetin e shërbimeve publike në mbarë Kosovën, një sistem i përmirësuar dhe i qëndrueshëm i vetëqeverisjes lokale në Kosovë do të themelohet në përputhje me  principet dhe përcaktimet si vijojnë….Këtu përmendet mes tjerash Karta evropiane për qeverisje lokale etj.

 

Në pjesën e vetëqeverisjes lokale problematikë e posaçme do të jetë finansimi i pjesërishëm i komunave me shumicë serbe  në Kosovë ngsa ana e  Serbisë, që parashihet edhe në Planin Ahtisaari.

 

Më lartë shifet qartë se Plani Ahtisaari dhe Kushtetuta e Kosovës lejojnë të drejtën e komunikimit të komunave mes veti si dhe bashkëpunimin ndërkufitar dhe se decentralizimi është i paraparë “për serbët dhe komunitetet tjera “ si “sistem i përmirsuar dhe i qëndrueshëm i vetëqeverisjes lokale.

Me të drejtë kryeministri Kurti flet për “komunikim ndërkomunal” jo në baza etnike-jo asociacion etnik,

 

Ajo që Kurti thotë se plani francezo-gjerman  është bazë e mirë për negocim është neni 7 i këtij plani (sipas publikimit në “Danas” të Beogradit marrur nga qarqet diplomatike) ku shkruhet:” Palët angazhohen për arrijtjen e dakordësisë në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe shfrytëzimin e përvojave ekzistuese me qëllim të sigurimit të nivelit përkatës të vetëqeverisjes për bashkësinë serbe në Kosovë dhe mundësisë së ofrimit së shërbimeve”.

 

Asociacioni i komunave serbe në Kosovë nuk duhet tëinsistohet të bëhet sepse sipas Planit Ahtisaari he Kushtetutës së Kosovës vetëqeverisjes lokale i janë dhënë kompetenca vetanake në 18 fusha, kompetenca të posaçme (Komunat e Mortovicës) dhe kompetenca të deleguara nga qendra në rast nevoje.

 

Kushtetuta e Kosovës komuniteteve u garanton standardet më të larta evropiane e botërore në të drejtat njerëzore, të drejtat e arsimit, kulturës, përdorimit të gjuhës, etj. Me Konveentën evropiane për të drejtat e njeriut dhe konventave dhe protokoleve tjera.

 

Në këtë pikë sigurisht se përfaqsuesit e qeverisë gjatë negocimit do të insistojnë në përcaktimin burimor të Planit të Ahtisaarit që bashkësia serbe të mos jetë e ndarë nga komunitetet tjera.

 

Përndryshe pikat 2 dhe 3 flasin për parimet e Kartës së kombeve të bashkuara, për të drejtat sovrane të shteteve, respektimi i pavarësisë së tyre, autonomisë dhe integritetit territorial, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin, zgjidhja e kontesteve midis shteteve në mënyrë paqësore dhe vetëpërmbajtja për moskërcënim dhe mospërdorim  të fuqisë.

Pika 4  e Planit gjermano-francez në njëfar mënyre reflekton pikën 1.5 të Planit Ahtisari në përcaktimet e përgjithëshme ku shkruhet se “Kosova ka të drejtë të negocojë dhe nënshkruaj marrëveshtje ndërkombëtare dhe të drejtën e anëtarsimit në organizatat ndërkombëtare” por që në planin francezo-gjerman është shprehur në mënyrë më eksplicite si “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarsimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Ky propozim paraqiitet si propozim bazë drejt normalizimit

Përkrahja reciproke për anëtarsim në BE është normë e pikës 5 ndërsa sipas pikës 6 kjo marrëveshtje është marrëveshtje bazë kah normalizimi përderisa të dy palët do ta vazhdojnë dialogun e udhëhequr nga BE i cili do të jetë obligues dhe gjithëpërfshirës për normalizimin e marrëdhënieve. Aty parashihet thellimi i bashkëpunimit në bujqësi, shkencë e teknologji, shëndetësi, kulturë, sport, ruajtje të ambientit jetësor, personave të humbur  me anë të nënshkrimit të marrëvesthjeve konkrete.

Përcaktim përmbajtësor i këtij plani është pika  8 ku shkruhet se të dy palët do të kenë misionet e tyre përkatëse në të dy kryeqytetet. Kjo sipas meje përkthehet si njohje reciproke. Plani nuk e përcakton nivelin e përfaqsimit diplomatik por ajo do të jetë çështje e negociatave.

 

Në  gjithë këtë tekst më problematik është paragrafi 2 i pikës 10 ku shkruhet se palët do t’i respektojnë marrëveshtjet e arritura paraprakisht mes dy vendeve.

 

Megjithate këtu ka vend për të  negocuar sepse marrëveshtje për Asociacionin nuk është e ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, e kjo do të thotë se ky akt bilateral nuk është në fuqi.

 

Që e gjithë kjo të kryhet me sukses udhëheqsit e partive politike të Kosovës duke filluar prej kryeministrit Kurti duhet t’i lënë anash inatet e tyre, të bëjnë një platformë të përbashkët negocimi  të hartuar nga të gjithë duke përfshirë edhe pjesën intelektuale të vendit dhe asociacionet joqeveritare sepse Kosova nuk është shtet i asnjë partie politike që përfaqson 28%  ose mbi 50% të zgjedhësve por 100% e popullatës në tërësi.