Tayna dhe Melinda tani kanë një konkurrente të fortë në zhanrin e tyre.
Neya ose Fjolla Nerjovaj, siç quhet në fakt, është rep-artistja më e re në Kosovë, vetëm 22 vjeçare, e lindur në Prizren.
Ajo tashmë ka lansuar këngën e saj të parë ’’Salute’’ me videoklip. Se a do të jetë ajo Tayna e re apo Melinda Ademi, mbetet të shihet, por e ardhmja duket e ndritur.
Në një intervistë për Gazetën Express, Neya thotë se këngët e saj i shkruan vetë dhe se do të publikojë më shumë këngë para albumit të saj të parë.
Neya thotë gjithashtu se po konsideron edhe bashkëpunime me emra të mëdhenj, por fillimisht dëshiron të fokusohet në prodhimin e këngëve të saj.