Taravari : Komuna u del në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti

Kreu i Komunës së Gostivarit tha se ka përcjellë sot një ekip të kërkim-shpëtimit nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit, i përbërë prej 8 personash të licencuar, për të ju dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Turqinë Juglindore informon Tetovasot.

Ata me vete morën edhe një pjesë ndihmash humanitare të donuara nga Kompania “Almero”.

“I falenderoj për gatishmërinë heronjtë e qytetit tim dhe ju uroj rrugë të mbarë dhe përmbushje të misionit me nder dhe profesionalizëm!” tha Taravari.

Sipas tij kjo është një ndihmë e vogël, por me zemër dhe në kuadër të kapaciteteve të Komunës së Gostivarit.Tetovasot

Taravari : Komuna u del në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti