Taravari: Jemi pjesë e Qeverisë (VIDEO)

Konfirmohet lajmi i TS, ASH merr Shëndetësinë, Drejtësinë dhe zv/kryeministër. Kryesia e ASH-së sonte në mbledhjen që mbajti në selinë e saj në Tetovë ka marrë vendim për të hyrë në qeveri.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari theksoi se partia e tij do të marrin dy zëvendësministra dhe tre ministra.

“Në paketë do të marrim dy zëvendësministra dhe tre ministra. Drejtësinë dhe Shëndetësin e kemi të sigurt, ndërsa e treta do të jetë ose Ministria e Informatikës ose Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike”, tha Taravari./TS.mk

Taravari: Jemi pjesë e Qeverisë (VIDEO)