Chelsea nuk po di të këndellet me ndeshjet e tyre në Premier Ligë. Pavarësisht investimeve të mëdha, skuadra e Graham Potter ka dështuar të fitojë kundër skuadrës së Southampton që është në vendin e fundit në Premier Ligë. Goli nga goditja e lirë e James Ward Prowse (45+1’) i dha tri pikë shumë të vlefshme Southamptonit
Blutë e Londrës nuk po dinë të këndellen në Premier Ligë.
Skuadra e Graham Potter ka humbur me rezultat 0-1 në Stamford Bridge nga vendi i fundit në Premier Ligë, Southampton.
Që në fillim mysafirët rrezikuar. Kamaldeen Sulemana i Southampton pati një rast të mirë në minutën e katër por Kepa Arrizabalaga bëri një pritje të mahnitshme për t’ia mohuar golin atij.
Minuta e 10-të po ashtu ishte një tjetër moment i mirë për Southampton kur aty Paul Onuachu goditi por nuk ishte i saktë të qëllonte brenda portës.
Rasti i parë për Chelsean ishte ai i minutës së 28 me anë të Cesar Azpilicuetapor që goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portës së mysafirëve.
Goli i parë u shënua në minutën e parë shtesë të pjesë së parë dhe ishte një gol i bukur i shënuar nga James Ward-Prowse nga goditja e lirë.
Sterling rrezikoi për herë të parë golin e Southampton në pjesën e dytë në minutën e 52-të derisa ai pati edhe dy raste shënimi në minutën e 68-të dhe 71-të.
Gjatë kësaj ndeshje Cesar Azpilicueta pësoi një lëndim të rëndë në kokë që e la atë pa ndjenja për disa minuta.
Adam Armstrong i Southampton ishte afër ta shënonte golin e dytë por përsëri Kepa Arrizabalaga bëri një pritje të mahnitshme duke devijuar topin në goditje nga këndi.
Havertz pati rastin e fundit për Chelsea që ta barazojë rezultatin por që ai nuk shënoi në minutën e 86-të derisa edhe pse ndeshja u shty për 14 minuta më shumë së 90-të, rezultat mbeti 0-1 dhe Southampton kthehet në shtëpi nga Londra me tri pikë.
Pavarësisht fitores Southampton mbesin me 18 pikë në vendin e fundit në Premier Ligë, derisa Chelsea vazhdon të jetë në vendin e 10 me 31 pikë.
Ndeshja e radhës e Chelsea është kundër rivalëve të tyre të Londrës, Tottenham Hotspur derisa Southampton luan në shtëpi kundër Leeds si mysafirë.