Reali fiton pastër ndaj Ossasunas, ndjek Barcelonën

Real Madridi ka arritur fitore të vështirë si mysafirë i Ossasunas me rezultat 0-2 duke vazhduar kështu t’i bëjë presion Barcelonës për titullin në La Liga. Të dy golat u shënuan në fund të ndeshjes. Valverde (79’) dhe Asensio (90+2’) shënuan për Los Blancos që me këtë fitore ngritën në kuotën e 51 pikëve, 5 më pak se Barcelona që ka një ndeshje të pa luajtur

Real Madridi ka arritur fitore prej 0-2 kundër Ossasunas, për të ngushtuar kështu dallimin e pikëve me Barcelonën në pesë pikë.

Real Madridi e filloi shumë më mirë këtë ndeshje ku që në minutën e 10-të pati një mundësi të mirë për të shënuar gol me Vinicius Junior.

 

Në anën tjetër Ossasuna ka mundur që të kalojë në epërsi në minutën e 43-të kur Ante Budimir u la i pa mbrojtur por nuk e shfrytëzoi këtë mundësi duke dërguar topin afër shtyllës së majtë të portës së Realit.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Real Madridin.

Fillimisht sulmoi Rodrygo në minutën e 47-të derisa Vinicius pati një gol të anuluar për shkak të pozitës jashtëloje në minutën e 52-të.

Ossasuna dridhi zemrat e Realit kur Moi Gomez goditi shtyllën në minutën e 62-të.

Pas një sërë sulmesh Reali shënoi gol në minutën e 79-të me anë të Federico Valverdes që bëri një finalizim të bukur të aksionit.

Vinicius Juniorit ju anulua edhe një gol në minutën e 89-të por VAR e anuloi golin pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Megjithatë, tre minuta më vonë për Los Blancos shënoi Marcos Asensio gol që i dha vulën fituesit të kësaj ndeshje.

Me këtë fitore Real Madrid arrit në kuotën e 51 pikëve, pesë më pak se Barcelona që është në vendin e parë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Real Madridi ndeshjen e radhës e luan kundër Atletico Madridit, pra derbi i kryeqytetit, derisa Ossasuna do të luan kundër Sevillas. /