Pas fitimit të Kupës së Botës për Klube, dhe duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë në Champions League, bordi i Real Madrid ka filluar të punoj ngadalë në skuadër përpara sezonit të ardhshëm.
Edhe nëse një nga qëllimet kryesore është të mbajë lojtarët e tyre kryesorë, madrilenët e dinë se do të duhet të bëjnë një investim të madh për të filluar punimet e nevojshme të rinovimit, duke marrë parasysh që disa nga lojtarët kryesorë të klubit janë duke u afruar te mosha e limituar ose janë duke kaluar mbi 35 vjeç.
Ndaj, lojtari kryesor që dëshiron “Los Blancos” nuk është askush tjetër veçse Jude Bellingham, i cili në moshën 19-vjeçare është bërë ndër më kryesorët në futbollin botëror falë paraqitjeve të mira me kombëtaren e Anglisë dhe me klubin e tij Dortmund. Thuhet se Dortmund mund të kërkojë 150 milionë euro për ta lënë Bellingham të lirë.
Përveç kësaj, bordi i Florentino Perez ka filluar të punojë me një ‘Plan B’. Sipas “Cadena SER”, alternativa në rast dështimi për transferimin e Bellingham, është pikërisht ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia, 22-vjeçari që po shkëlqen te Napoli.