Portieri turk nën rrënojat e tërmetit të fuqishëm, ende asnjë lajm për gjendjen e 28-vjeçarit

Është bërë e ditur nga mediat turke se portieri Ahmet Eyup Turkaslan, i cili luan në Yeni Malatayspor, ka mbetur nën rrënoja pas tërmetit dhe nuk është marrë ende asnjë lajm rreth tij.

Ndërsa gruaja e portierit 28-vjeçar është nxjerrë nga rrënojat, përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë për Turkaslan. Klubi i tij gjithashtu ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë situatë.

“Portieri ynë Ahmet Eyup Turkaslan ndodhet në ndërtesën që u dëmtua dhe u shkatërrua nga tërmeti. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. Nuk kemi marrë ende asnjë informacion rreth tij. Lutjet tona janë me të.