Porosi për politikanët mos u bëni dështak në demokratizimin e shtetit dhe të shoqërisë

Ejup Berisha

Paralajmërim nuk dua të shkruaj më për tema për të cilat kam shkruar më shumë se dy dekada, nuk dua të përsëritem dhe të bëhem edhe më tej i mërzitshëm me to. Por është një fakt të cilin dua ta përmend e ai është se deri tani kam shkruar kot sepse ato shkrime nuk kanë pasur kurrfar efekti në shoqëri, pra unë me to nuk arrita që të depërtoj më thellë në vetëdijen dhe në trurin e politikanëve dhe ti bindi këta që të bëjnë diçka më tepër për demokratizimin më të madh të shoqërive dhe të shteve shqiptare, që nënkupton për të mirën e të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në to. Kjo është tregues se te këto të dyja nuk kemi përparim në procesin më të rëndësishëm politik dhe atë në atë të demokratizimit. Për fajin e kujt ka ndodhur dhe po ndodh kjo gjë sigurisht se me fajin tim jo por me fajin e politikanëve, dhe atë faji për këtë gjë është i të gjithë politikanëve të cilët në politikë janë aktiv që nga viti 1991 e deri në ditët e sotme. Nuk është mirë të ketë dështim në procesin më të rëndësishëm politik. Demokratizimi është procesi pa të cilin sot asnjë shtet dhe asnjë shoqëri nuk mund të funkcionojnë si duhet si dhe të zhvillohen dhe të përparojnë. Pra dështimi kryesor i politikanëve është te demokratizimi aty ku nuk duhej të ndodhte asesi një fenomen i tillë. Kush ka dështuar dhe dështon në këtë qështje nuk e ka vendin jo vetëmse në politikë por as në histori, të paktën askush që ka dështuar në qështjen e demokratizimit nuk mund ta ketë vendin në faqet e lavdishme të historive të sipërpërmendura. Në to do të shkruhet edhe për politikanët të cilët kanë dështuar por për ta nuk do të shkruhet asnjë fjali pozitive. Dhe dënim më të rëndë dhe më të keq se kur njerëzit i dënon historia nuk ka. Në jetën e përditshme njerëzit shumë shpesh i dënon shteti dhe pushteti por ai dënim apo ato dënime të tyre mund edhe të fshihen nga lista e sankcioneve dhe dënimeve të shqiptuara,por dënimin që e jep historia nuk do të mund ta fshinë askush dhe i njëjti nuk do të fshihet asnjëher. Dhe e keqja më e madhe e tij është se për të njëjtin do të kenë njohuri të gjithë njerëzit. Në vargje të ndryshme të librave dhe të dëshmive të historisë politike dhe të historisë së përgjithshme për të gjithë politikanët e këtushëm do të shkruhet se kanë dështuar në demokratizimin e shoqërive dhe të shteteve dhe atë në kohën që njihet si periudhë e ngadhnjimit të demokracisë. Këtyre nuk ju duhet as dënim me burg e as dënim me vdekje kur të njëjtët ti shpallë fajtor dhe ti dënon historia politike dhe historia e përgjithshme.. Prandaj politikan deri sa keni kohë dhe mundësi bëni diçka më shumë dhe më me sinçeritet për Demokratizimin e shoqërive dhe të shteteve tona. Qytetarët i presin këto aktivitete dhe punë tuajat prej jush. Krijone një ambient më të lehtë dhe të durueshëm shoqëror dhe shtetëror ku të gjithë do të jetojnë më të lirë më të barabartë sepse me këtë jetët e njerëzve do të bëhen më të lehta e më të durueshme kjo do të thotë më të mira. Mos pritni tu kalojnë koha dhe mandatet dhe pas kësaj të thoni se keni qenë politikanët më të mirë dhe më të suskseshëm sepse sukseset e politikanëve në periudhën e demokracisë maten me rritjen dhe zgjërimin e vëllimit të qeverisjes demokratike e jo me rritjen e autokracisë e aq më pak të diktaturës. Ju politikanë duhet ta keni të qartë se Liria dhe barazia janë shtyllat kryesore të demokracisë e jo imponimet dhe diktatet. Prandaj ju sygjeroj që të bëni diçka më të mençur dhe të duhur për të mirën e shoqërisë dhe shteteve shqiptare. Demokratizoni ato sepse këtë e keni jo vetëm obligim moral por edhe kombëtar e njerëzor. Le tu shpallin dhe le tu njohin historia politike dhe ajo e përgjithshmja si demokrat me vepra e jo vetëmse me fjalë. Sepse demokrat të vërtetë dhe të sukseshëm janë ata politikan që edhe flasin por edhe veprojnë apo ata të cilët e mundësojnë demokracinë e vërtetë dhe të realtë në shtet dhe në shoqëri.