“Nuk do të kthehemi”, mijëra persona largohen nga Turqia pas tërmetit

Mbi 158,000 njerëz janë larguar nga zonat e Turqisë jugore të shkatërruara nga tërmetet. Riza Atahan, nga provinca e Hatay, i cili u largua me gruan dhe vajzën e tij në një autobus duke i çuar në një vend të sigurt 186 milje larg, më pas u kthye në shtëpinë e tij të dëmtuar për të marrë gjërat e tyre.

“Unë nuk kam shumë pritshmëri nga kjo jetë, por jeta e fëmijëve tanë është e rëndësishme,” tha ai.
Ai shpreson t’u kursejë atyre vështirësitë me të cilat do të përballet Hatay në muajt e ardhshëm. Mijëra njerëz gjithashtu u larguan në panik menjëherë pas lëkundjeve, duke shkaktuar bllokim të trafikut ndërsa njerëzit kërkonin dëshpërimisht për rrugë të kalueshme.

Hamza Bekry, 22 vjeç, një sirian me origjinë nga Idlibi, i cili ka jetuar në Hatay për 12 vite tha se po shkonte drejt perëndimit për në Isparta.

“Shtëpia jonë u shemb plotësisht. Disa nga të afërmit tanë vdiqën, ka ende nën rrënoja,” tha ai.