Napoli me fitore solide në Frankfurt

Napoli e ka mposhtur Eintracht  Frankfurt me rezultat 0-2 në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve. Osimhen (40’) dhe Di Lorenzo (65’) shënuan dy golat e vetëm në këtë ndeshje

Napoli ka arritur që të marrë fitore solide sonte në Gjermani kundër skuadrës Eintracht Frankfurt.

Skuadra e Spalletit u gjend në një pozitë jo të mirë në fillim të ndeshjes kur Muani u pengua në zonë por që gjyqtari vendosi që mos të tregonte pikën e bardhë në minutën e 12-të.

Por, kështu nuk do të ishte në minutën e 34 Buta i Frankfurtit shkaktoi penallti që u dha pas rishikimit të VAR.

Megjithatë, Khvicha Kvaratskhelia nuk arriti që ta konvertojë këtë penallti në gol dhe rezultati mbeti 0-0.

Por, minuta e 40 bëri që Napoli të shënonte golin e parë.

Hirving Lozano krosoi për Victor Osimhen për të shënuar gol në minutën e 40-të te ndeshjes.

Në pjesën e dytë për Eintracht Frankfurt me karton të kuq u ndëshkua Kolo Muani në minutën e 58-të te ndeshjes.

Kjo lehtësojë punën e Napolit të cilët shënuan gol në minutën e 65-të te ndeshjes.

Khvicha Kvaratskhelia bëri një asist për Giovanni Di Lorenzo i cili shënoi golin e dytë.

Kjo është një përparësi e madhe për Napolit të cilët do ta presin më 9 mars Eintracht Frankfurtin në stadiumin “Diego Armando Maradona”.