Napoli e kalon edhe Empolin, thellon epërsinë në krye të Serie A

Napoli ka arritur një fitore të madhe kundër Empolit si mysafirë, derisa luajtur për gati gjysmë ore me një futbollist më pak. Ardian Ismajli (17’ autogol) dhe Osimhen (28’) shënuan golat për Napolin në këtë ndeshje duke ngritur ata në kuotën e 65 pikëve

Napoli ka vazhduar rrugëtimin e tyre për Skudeto në Serie A pasi që mposhti Empolin me rezultat 0-2.

Rasti i parë në këtë ndeshje u shndërrua në gol.

Një krosim në zonë zhagazi bëri që Adrian Ismajli ta shënonte në gol të tij e ku kaloi në epërsi Napolin me rezultat 0-1 në minutën e 17.

Napoli do ta dyfishonte epërsinë e tyre.

Pas një goditje të Khvicha Kvaratskhelia portieri Vicario bëri një pritje por topi u kthye përsëri te Victori Osimhen që nuk e pati vështirë të shënonte gol në minutën e 28-të te ndeshjes.

Osimhen (34’) kishte mundësi që ta bënte 0-3 rezultatin por portieri vendas priti për ta dërguar në goditje nga këndi topin. Min-Jae Kim do të rrezikonte një minutë më vonë për ta shënuar golin e tretë.

Napoli e nisi mirë edhe pjesën e dytë.

Hirving Lozano (53’) i Napolit goditi me vole brenda zonës por përsëri në vend ishte portieri Vicario.

Osimhen (61’) pati një gol të anuluar për pozitë jashtëloje nga gjyqtari anësor.

Gjërat u vështirësuan paksa për mysafirët pasi që në minutën e 67-të Marco Rui u përjashtua me karton të kuq.

Pavarësisht kësaj, Napoli ishte afër që të shënonte edhe dy gola në minutat e mbetur.

Fillimisht rrezikoi Victor Osimhen por që priti Vicario në minutën e 82-të derisa edhe Simeone rrezikoi tre minuta më vonë por prapë në vendi ishte portieri i Empolit.

Megjithatë, ata arritën që ta mbajnë portën e paprekur në një ndeshje ku Amir Rrahmani luajti gjatë tërë saj.

Fitorja e dërgon Napolin në kuadër të 65 pikëve në Serie A, 18 më shumë se Interi në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Empoli vazhdon të jetë në vendin e 12-të të Serie A.

Napoli do të këtë punë shumë të vështirë kundër Lazio javën e ardhshme, skuadër që e pret në Diego Armando Maradona. Ndërkaq, Empoli pritet të luajë kundër Monzas.