Milot Rashica në shërbim të të prekurve nga tërmeti në Turqi, lojtari nga Kosova ndihmon në paketimin e ndihmave
Tërmeti i fuqishëm që preku Turqinë bëri që e gjithë bota të solidarizohej. Gjtihashtu, edhe bota e sportit ka reaguar pasi shumë klube apo futbollistë kanë dhënë ndihma drejt të prekurve nga tërmeti.
Gjiganti truk Galatasaray ka nisur me dhjetra pako me veshmbathje dhe ushqime për qytetet e prekura nga tërmeti. Milot Rashica, lojtari i Galatasaray, ka përveshur mëngët dhe i është futur punës duke paketuar ndihmat. Sulmuesi kosovar ka dhuruar dhe ka paketuar ndihmat për t’i nisur pastaj drejt zonave si Gazientep, Adana, Malatya apo Hatay.
“Futbollisti i ekipit të parë, Milot Rashica, Kazimcan Karatas dhe Kaan Ayhan mbështetën punën tonë në qendrën e ndihëms së stadiumit Nef.
Ju mund të kontribuoni duke sjellë produktet në listën e nevojave pranë stadiumit Nef dhe Galatasaray Taçspor”, thuhet në njoftimin e klubit turk.