AC Milan ka arritur fitoren e radhës në Serie A duke fituar me rezultat 0-1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Junior Messias (31’). Kjo fitore ngrit kampionët aktual në pozitën e 3-të me vetëm tri pikë më pak së rivalët e tyre të qytetit Inter
AC Milan ka arritur tri fitore radhazi pas një fillimi tepër të keq pas Botërorit në Katar.
Lexo Edhe:
Ata fituan kundër Monzas duke e mposhtur me rezultat 0-1.
Rasti i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 19-të te ndeshjes. Leao rrezikoi seriozisht portën e Monzas por që përpjekja e tij përfundoi jashtë shtyllës se djathtë.
Milan rrezikoi prapë në minutën e 26-të te ndeshjes me anë të Brahim Diaz por portieri i mohoi atij golin.
Në minutën e 29-të, Michele Di Gregorio u detyrua që të hynte në aksion për ta penguar Fikayo Tomorin e Milanit për të shënuar gol, derisa goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të portierit.
Goli erdhi në minutën e 31-të dhe ishte një gol i bukur i shënuar nga Junior Messias. Ai bëri një goditje të fuqishme me këmbën e tij të majtë duke gjuajtur në këndin e djathtë të portës kundërshtare.
Pjesa e dytë prapë filloi më mirë për Milanin.
Theo Hernandez e gjeti mirë vetën në zonën e kundërshtarit por godsitja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së majtë të Monzas.
Milan pati edhe dy mundësi të mira shënimi në minutën e 66-të përkatësisht 68-të. Fillimisht rrezikoi Theo Hernandez dhe pastaj Rafael Leao goditjen e të cilit e priti portieri i Monzas.
Monza ishte shumë afër për ta barazuar rezultatin në minutën e 73-të kur Ciurria goditi shtyllën e djathtë të portës së Milanit.
Giroud pati rastin tjetër të artë për të shënuar në këtë ndeshje por Di Gregorio priti goditjen e tij, topi i pritur u kthye të Charles De Ketelaere që nuk arriti të shënoi në minutën e 85-të.
Deri në fund të ndeshjes AC Milan arriti që ta ruajë rezultatin derisa ata marrin tri pikët e radhës duke shënuar tri fitore rresht me rezultat 1-0, dy prej të cilave në Serie A dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.
Kjo fitore ngrit Milanin në vendin e tretë me 44 pikë, derisa Monza mbetet në vendin e dhjetë me 29 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Milan do të jetë shumë e vështirë pasi që ata do të luajnë kundër Atalantas në San Siro derisa Monza do të luajë kundër Salernitanas.