Luiz Ejlli vazhdon që lojën e tij brenda shtëpisë së Big Brother Albania ta përkthejë me suksese nga jashtë.
Sot u bë publike një këngë që Luizi e ka regjistruar nga brenda shtëpisë, të cilën ia ka kushtuar Kiarës.
Me t’u publikuar, kënga me titullin “Me ty” ka thyer rekord klikimesh.
Për gjashtë orë, kjo këngë ka arritur më tepër se 600 mijë klikime në kanalin në Youtube. Kjo falë ndikimit të madh që ka pasur historia e dashurisë e Luizit dhe Kiarës te shikuesit.