KUSH MBOLLI KRIMIN NË BALLKAN?

Savash VELIU

Pas rrënimit të Perandorisë Osmane ishte Evropa me aleatët krishtero sllavogreke që mbollën krimin në Ballkan, këtë e dëshmojnë të bëmat e tyre pas!

Evropa kontrollon Ballkanin por ka mbi Evropën një fuqi që e kontrollon Evropën!

Është interesant fenomeni se mes nesh ke tipa të cilëve thirrja jonë u bëhet në vesh të shurdhër sepse adhuruesit e Evropës me eufori paragjykojnë me egocentrizmin primitivi i cili na të thotë se po të pranohet Ballkani në Europ do ta bëj europën të funksionoj si Ballkani, do bëhet Ballkanizam jo europianizëm, përshkak se Ballkani ka fuqi krimi dhe korupcioni që askush smund ta shuaj. Vetëm Europa me bërë një protektorat mbi Ballkanin atëherë ka pak gjasa!

Janë ca tranguj jeshil e shpirt servil që harojnë të rezonojnë shëndetshëm se nga u mboll krimi në Ballkan apo ta bëjnë dallimin e shqiptarit nga francezi ku sipas tyre del se kjo është e njëjtë bile është privilegj të jesh francez se sa shqiptar!

Si është e mundur të jetë i njëjtë shqiptari me vrasësin ordiner evropian i cili ka kolonizuar e ka vrarë dhe ka zhdukur popujtë vendas në tërrësi bile edhe shqiptarët në trojet e tyre përmes serbo-grekëve!?

Pra kjo është alogjike dhe iracionale të parafytyrohet e të krahasohet një gjë e tillë sepse sa është qesharake aq është edhe tragjike të mendohet nga një shqiptar i denjë siç thotë edhe, Faik Konica: “Rreziku i Shqiptarve janë vetë Shqiptarët”!

Pra, “Derisa vetëdija e një populli apo i intelektualëve të tij është e dobët, ai është i përshtatshëm ndaj çdo propagande dhe talljeje”, thotë Ebul-Hasan en-Nedevi!

Pra këta tranguj jeshil mediatik apo intelektual akademik bile dhe politikan të dështuar janë instrumente të dorës së zgjatur të evropës që për para bëjn argatllëkun e tyre pa fije turpi. “Sipas turqve, thonë se një tipar karakteristik i shqiptarëve është dashuria për paranë. Ata janë gati t’u hyjnë aventurave më të rrezikshme nëse e shohin se del fitim”. (Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore). Një urtësi nga Egjipti thotë:

S’është problem që gomerët hyjnë në universitet, problem nëse dalin me diplomë universiteti!

Pra, për ca kuaziintelektual krimet e Ballkanit janë thërmi karshi krimeve të Evropës ndaj Ballkanit që ende nuk e kanë kuptuar se ballkanasit (shqiptarë) nuk kanë ndëmarr kurrë fushata spastruese apo vrastare drejt evropës siç bënë Evropa pa reshtur me fushatatë ndaj Ballkanasve gjatë shekujve në vijim.

E pra, nga u bënë evropianët më të civilizuar e më të kulturuar se ballkanasit të nëpërkëmbur!?

Nuk duhet haruar se Ballkani nxorri civilizimetë e mëdha antike iliropellazgogreke kurse Lindja e Mesme rezatoi me Fenë e Zotit e me librat të shenjta Profetike, kurse me erën e re simboli i civilizimit Arabo Andaluzianë ishte që rilindi Renesancën Humaniste në tokatë Evropiane me duhmën të lulëzuar prej Spanjës muslimane deri te Urali Rus me Shkencë, Artë, Astronomi e Filozofi fetare.

A nuk ishte Perandoria Osmane që vendosi Paqen në Ballkan përball sulmeve Perëndimore ndaj të pambrojturve ballkanas kur ajo ndau jugun evropian prej veriut barbar si një mur dige deri te muri Kinez në shekullin e kaluar. A nuk ishte Evropa që nxorri dy luftëra Ballkanike dhe dy Luftëra Botërore duke kurorëzuar barbarin e saj me hedhjen e dy bombave atomike mbi Japoninë!?

Po për çfarë Evrope profanodekadente flasim na? Çka dha Evropa botës së jashtme pos vuajtjesh, mjerrimit e vrasjeve me lNKUZICIONET ndërfetare e ndëracore gjatë Fushatave gjakatare të KRYQËZATAVE të bëra në emër të shpëtimit të Varit të Krishtit nga Heretikët, në fakt ishinë vet heretikët plaçkitës në emër të ‘’Fesë së djallzuar’’ që vrisnin edhe krishterët e lindjes, një zakon Banditesko barbaro Europianë të vazhdon dhe sot e jetësuar me aleatët e tyre shekullore serbogreke..!

Ata paftyrshitë maskarenjë guxojnë të quajnë veten Humanist e Civilizues kurse të tjerët i quajnë barbar ashtu siç thotë edhe një fjalë e jonë popullore; ‘’ta them sa s’më ke thënë’’!

Janë sharllatanët të shkolluar në shkollatë sllavokomuniste të dyja anëve shqiptare të cilët nuk e shohin të arsyeshme ndjenjën e përgjegjësisë historike para popullit ngase smendojn çka thonë e çka shkruajnë për oponionet publike shqiptare kur i dedikohen Evropës dekadente sikur gojëmjaltët e magjepsur. Pra. Njerëzit që kafshojnë dorën e atij që i ushqen zakonisht lëpijnë këpucët e atyre që i godasin, pikërisht si këta mendjeleckosurit tanë të prekur nga djallzia e dritave neonike!

Andaj, pyesim, o sharllatana a nuk është Evropa ajo që kolonizoi e që asimiloi nga kombësia etnike popujtë e botës duke mbjellur ‘fenë’ krishtere ku njëkohësisht mbjellën edhe gjuhën e tyre dhunshëm kolonive të tërra njerëzore???

Në një rast diplomatik pyeti Abdulhamid Hani; A nuk flasin gjuhën e tyre, Serbët, Shqiptarët, Hungarezët, Bullgarët, Kurdët dhe Arabët. A nuk është kjo toleranca jonë? Nëse Osmanët do të donin, për kaq shekuj pushtet do ti kishim fshirë ato gjuhë nga përdorimi!

Perëndimi është gjithmonë i njëjtë. Mos të ju mashtroj miqësia dhe oratoria fallco e saj mbi të Drejtat e Njeriut dhe Shprehjen e lirë që se gjenë në perëndim.

“Si një historian, ju paralajmëroj. Të gjitha këto janë lojëra. Perëndimi asnjëherë nuk u dorëzua. Këtë mund ta shohim dhe me fjalën; “Ylli i Krishterimit do të shkëlqejë në kupolën e Aja Sofjes.” [këtë e thotë Kardinali Bavarez që do bëhet Papë në Kongresin e Bizantinistëve në Mynih më 1958] E kam dëgjuar me veshët e mi. Perëndimi nuk hoqi dorë kurrë nga Hagia Sophia”, thotê Prof.Dr.Halil Inalcık.

Sot para një Francezi, Anglezi, Gjermani dhe Rusi je krenar dhe dinjitoz sepse ti nuk ke një bagazh krimesh mbi shpatulla siç kanë ata të përlyerit me gjak fëmijësh sepse të tillët janë fashistë e racistë të humbur nga vetja njerëzore, andaj veten shihe më të mirë e më të njerëzishëm sepse ti ke ruajtur tiparet karakteristike të Njeriut!