Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një takimi që pati me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot diskutuan për planin evropian.
“Marrëdhëniet bilaterale shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për avancimin e mëtejmë të tyre dhe propozimi evropian për normalizim të raporteve me Serbinë, i përkrahur edhe nga Franca, ishin temat qendrore të bisedës. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO, u shpreh Kurti, bëhet e ditur në një njoftim për media të qeverisë, transmeton Klankosova.tv.
Ai e falënderoi ambasadorin Guérot për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, si në zhvillimin e brendshëm ashtu edhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.