Kosovë Urime 15 vjetorin e pavarsisë

Ejup Berisha

Sot është dita e pavarsisë së Republikës së Kosovës, me këtë rast unë
të gjithë qytetarëve të saj ua uroj këtë ditë të madhe dhe shumë domethënëse për ta por edhe për brezat e ri të shqiptarëve kosovar. Këtë festë gjithashtu ua uroj edhe të gjithë shqiptarëve në rajon dhe anembanë botës të cilët gjithashtu me lëvizje, me veprime, me akte dhe me akcione konkrete kontribuan shumë për realizimin e këtij projekti madhor patriotik. Do të themë se kjo vepër ishte kurorzim i shumë përpjekjeve të madha, të mundimshme e përplot me sakrifica për liri dhe pavarsi të shumë shqiptarëve brenda dhe jashta Kosovës.
Qytetarët e saj të shtypur, të munduar, të burgosur, dhe të lënduar nga Serbia okupatore përfundimisht e bënë atë që duheshte ta bënin e shpallën pavarsinë dhe filluan ta ndërtojnë shtetin e dytë shqiptar në truallin e tyre stërgjyshor në Kosovë. Shteti i Kosovës tanimë i ka mbushur 15 vite dhe shtetsia e tij po formësohet dalngadal me shumë vështërsi e sfida dhe nëpërkëmbëza. edhe pse ky proces duheshte të zhvillohej më mirë dhe më mbarë. Por elitat politike të cilat qëverisën me Kosovën deri para dy vitesh nuk kontribuan për qeverisjen e mirë dhe për sundimin e ligjit atje dhe lejuan të lulzonin krimi dhe korrupcio brenda saj. Këto gjëra nuk duheshte asesi të lejoheshin mu në këtë shtet sepse pavarsinë kosovarëve nuk ua ka dhuruar e as falur askush por ajo atje u arrit me sakrifica, me mundime, me dhe me shumë gjak. Prandaj Republika e Kosovës nuk u desht të sillet në këtë gjendje të pavolitshme dhe të devalvohej ideja për shtetsinë e Kosovës. Dhe atë në këtë gjendje fatkeqsisht e sollën ata individ që luftuan për pavarsinë dhe shtetsinë e saj. Deklaratën për shpalljen e pavarsisë së Kosovës e lexoi Kryeministri i atëhesrshëm i Qeverisë së Kosovës Hashim Thaqi. Mendim i imi personal është se atë deklaratë është dashur ta lexonte Preisdenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu. Presidenti i Republikës është përfaqsuesi i qytetarëve të Republikës dhe ky ata i përfsqson brenda dhe jashta Kosovës në raportet e brendëshme dhe të jashtme që ai i ka Presidenti si figurë e parë politike apo si faktori numër një në shtet. Prandaj nuk e di se pse Deklaratën e pavarsisë atë ditë shumë të ftoht të stinës së dimrit por shumë të ngrohtë për zemrat dhe në shpirtërat e të gjithë shqiptarëve anemban botës e lexoi ish Kryeministri e jo ish Presidenti i Republikës së Kosovës. Nëse kjo punë është bërë në marrveshje mes ish Presidentit Fatmir Sejdiu dhe ish Kryeministrit Hashim Thaqi në rregull por nëse ish i pari i ehzekutivit të Kosovës
për këtë akt ka vensour në saje të dëshirave dhe ambicjeve të tij politike atëher nevoitet një sçarim se pse i njëjti me këtë veprim e ka anashkaluar autoritetin e Presidentit të Republikës. Dhe për fund Kosovës i dëshiroj mbarsi zhvillim dhe përparim në të gjitha sfetat e shtetsisë së saj. Le të jetë Kosova shembull dhe model i një shteti bashkëkohor ku do të lulzojnë kushtetueshmëria dhe ligjshmëria, ku do të instalohet demokracia dhe ku do të respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut si dhe ku do të eliminohen të gjitha format e diskriminimit.