Kosova me katër xhudiste në Grand Slam-in e Parisit

Në njërën prej garave më prestigjioze të xhudos, në Grand Slam-in e Parisit, Kosova do të garojë me katër xhudiste me të cilat synon të rrëmbej medalje.

Xhudistet që do ta përfaqësojne vendin tonë janë, Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.

Distria, Flaka dhe Laurra duelet e tyre do t’i kenë të shtunën, teksa të dielen në tatami do të ngjitet edhe Loriana.

Në rast se xhudistet nga Kosova, kalojnë në bllokun final, ato mund t’i përcjellni në platformën Armotion që e transmeton këtë ngjarje duke filluar nga ora 17:00.

520 garues nga 82 shtete e pesë kontinete do të garojnë në “Grand Slam Paris 2023”.