Juventusi ka shënuar fitore 0-2 si mysafirë i Spezias për t’u ngritur në vendin e shtatë në Serie A. Bardhezinjtë fituan pastër me golat e Kean (32’) dhe Di Maria (66’). Kjo fitore e ngriti në vendin e 7-të Juventusin me 32 pikë, 10 pikë më pak se Lazio në vendin e katër
Juventusi ka shënuar fitoren e tretë me radhë në Serie A për të kaluar në vendin e 7 në Serie A ndaj Spezias.
Bardhezinjtë shënuan golin e parë në minutën e 17 me anë të Dusan Vlahovic, por goli i tyre u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.
Megjithatë, goli i epërsisë erdhi në minutën e 32-të kur Filipe Kostic pasoi tek Moise Kean që shënoi gol për epërsinë 1-0 në pjesën e parë në minutën e 32-të.
Spezia ishte afër që ta barazonte rezultatin në minutën e 54-të kur Daniele Verde goditi por Perin bëri një pritje të mahnitshme për t’ia mohuar golin.
Goli i sigurisë për Juventus erdhi në minutën e 67-të te ndeshjes.
Kaq mjaftoi që Juventus ta siguroi fitoren e tretë me radhë në Serie A, e cila e ngrit atë në kuotën e 32 pikë dhe në vendin e shtatë pas dënimit.
Deri me tani Bardhezinjtë kanë 10 pikë më pak se Lazio që është në vendin e 4 të Serie A, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Xhiron e radhës Juventusi do të luajë derbin e tyre të qytetit kundër Torinos.