Jordi Alba i lumtur me Gavin në mesfushë: Ai është një bishë

Një ndër sensacionet e mesfushës spanjolle, sidomos kohëve të fundit është dhe 18-vjeçari i Barcelonës, Gavi, i cili me lojën e tij shpërthyese dhe me shumë grintë ka mahintur futbolldashësit kudo.

Disa fjalë për Gavin i tha dhe anësori i mbrojtjës “katalanase”, Jordi Alba, i cili në një intervistë u shpreh se 18-vjeçari do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm si për Barcelonën, por edhe për Kombëtaren spanjolle.

“Gavi është një bishë. Ai është shumë i mirë në komponentin që i jep shumë ekipit.

Ai është një fëmijë tepër i pjekur. Ai ka ende shumë për të mësuar, por do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren dhe për Barcelonën”,- është shprehur në fjalët e tij, Jordi Alba.