Izet Mexhti lider i Alternativës dhe “Grupit të Zjarrit”, Flet Arben Llalla

Zgjerimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut me hyrjen e ASH-së ka tensionuar situatën politike në vend veçanrësiht ka hidhëruar një ndër partitë e cila ishte pjesë e qevrisë. Alterntiva e Afrim Gashit është në një udhëkryq të madh të qëndroj në qeveri apo të del nga qeveria, kjo pasi ASH-ja e cila ka hyrë, ia ka marrë të gjithë pushtetin.
Analisti Arben Llalla, flet për TS lidhur me situatën e fundit në qeveri, e veçanërisht për Alternativën e cila sot pritet të jap fjalën e fundit të saj, do të rreshtohet në rrugën e BE-se apo do të bratkis këtë rrugë. Cili është qëllimi i takimit të “Grupit të Zjarrit” me ALtenrativën? A do të bashkohen këta parti dhe a mund të jetë Izet Mexhiti lider i ardhshëm i ALternativës dhe “Grupit të Zjarrit”?

TS: A pritet të lëshoj qevrinë, Alternativa?
Llalla: Alternativa po largohet vetë nga qeveria kjo falë luftës së brendëshme të Bekim Sali, Zeqirja Ibrahimit kundër Afrim Gashit dhe pjesës së tjetër kritike të partisë. Por edhe Afrim Gashi ka fajet e tij sepse nuk u tregua një kryetar partie i vërtetë, por mbeti i mbyllur në vetvete, u vetkënaq me kënaqësinë si pjesë e qeverisë. Kjo bëri që kjo parti të humbi seriozitetin e saj në bisedimet me kryetarët e tjerë të qeverisë Kovaçevskin dhe Ahmetin për zgjerimin e qeverisë, hyrjen e ASH. Është për të ardhur keq sepse Alternativa ka patur funksionar të suksesshëm dhe parimor.

TS: Çka mendoni per takimin mes Alternatives me Grupin e Zjarrit?
Llalla: Nuk besoj se Alternativa do ti bashkohet grupit të Musa Xhaferit, Izet Mexhitit dhe Blerim Bexhetit, sepse këta përsëri mbeten brenda BDI si grupacion në përfundim të çjerrjeve të tyre. Dhe ajo foto që u botua ditëve të fundit thjesht dikush nga grupi i Musa Xhaferit manipulojë një darkë të organizuar nga Asaf Ademi, një gëzim i këtij të fundit. Thjeshtë një fotografi shoqërore pa prapavija politike.

TS: A mund te bashkohen Alternativa dhe “Grupi i Zjarrit” dhe ne krye te saj të behet Izet Mezhiti kryetar partie?
Llalla: Pasi Afrim Gashi të largohet nga qeveria një pjesë e anëtarëve të Alternativës do i bashkohet BDI, pra rikthim në origjinë, një pjesë do shohin punët e veta jashtë politikës. Nuk shikojë që ndonjë pjesë grupacioni i fortë ti bashkohen ndonjë partie tjetër përveç BDI. Kështu përfundon dhe Alternativa si parti ekzistuese në fushën e politikës. Keqardhje për një parti e tillë që po shuhet me njerëz të urtë, paqësor dhe jo grindaveca.
Nuk e shikojë Izet Mexhitin si kryetar partie, ska kapacitete intelektuale dhe forcën e duhur politike, thjesht Izet Mexhiti hyri në politikë direkt në kolltukun e kryetarit të komunës së Çairit pa ndonjë kontribut personal si disa të tjerë./TS/

Izet Mexhti lider i Alternativës dhe “Grupit të Zjarrit”, Flet Arben Llalla