Ish-futbollisti i Premierligës gjendet i gjallë nën rrënoja pas tërmetit në Turqi
Christian Atsu u gjet i gjallë pas raportimeve se ishte bllokuar pas tërmetit në Turqi.
Ish-futbollisti i Chelseat dhe Newcastle United kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja, teksa nuk dihej asgjë më shumë për fatin e tij.
Sipas “A Bola”, Atsu është shpëtuar dhe është dërguar në spital pasi ka marrë lëndime në këmbën e djathtë. Ai gjithashtu thuhet se ka vështirësi në frymëmarrje.
31-vjeçari është pjesë e klubit Hatayspor, që ndodhet në qytetin Hatay, i cili është një nga rajonet më të prekura nga tërmeti.
Atsu, i cili iu bashkua Chelseat në vitin 2013 pasi u largua nga Porto, luajti edhe te Evertoni e Bournemouthi përpara se të transferohej në Newcastle.
Ai te Hatayspori kaloi në verë dhe shënoi golin e tij të parë në fundjavë.