Interi fiton minimalisht ndaj Portos
Interi ka arritur të shënojë fitore në shtëpi ndaj Portos në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 86-të të ndeshjes.
Ishte zëvendësuesi Romelo Lukaku që realizoi për t’I dhënë fitoren ekipit të tij.
Megjithatë, rezultati 1:0 nuk i garanton asgjë zikaltërve, të cilëve u duhet të paktën një barazim në ndeshjen e kthimit në Portugali pas tri javëve.