Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit.
Ai deklaroi se qëndrimi i ShBA-së është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe, e as me kompetenca ekzekutive dhe Amerika ka qëndrime të rrepta për mbështetjen e Kosovës.
Kështu deklaroi ai pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, ku tha se biseduan edhe për çështjet aktuale.
Sipas tij, gjatë ditës do të vizitojnë qytetin e Gjakovës dhe do ketë aktivitete të tjera me studentë dhe me afaristë.