Manchester City është duke u hetuar për shkelje të qindra rregullave financiare të Premierligës atë dekadës së fundit, gjë që mund të rezultojë në sanksione për klubin.
Pep Guardiola kishte thënë më parë se nëse do të mësonte se klubi e kishte gënjyer, ai do të ikte nesër. Mirëpo, kësaj radhe ai tha se duhet pritur ende.
Duke folur për “MEN, trajneri spanjoll tha se çështja nuk është zgjidhur ende.
“Ne jemi me fat që jetojmë në një vend të mrekullueshëm që ka një shoqëri ku të gjithë janë të pafajshëm derisa të provohet faji. Nuk e kishim këtë mundësi. Tashmë jemi dënuar”, tha fillimisht ai.
“Çfarë do të ndodhë, nuk e di. Në anën tjetër, personalisht, jam i lumtur që jemi këtu, sepse siç ndodhi UEFA, ne kemi mundësinë të mbrojmë pozicionin tonë. Ne kemi avokatë të mirë, por nuk mund të themi se UEFA kishte avokatë të këqij dhe Premierliga, e mbështetur nga 19 ekipe, do të marrë avokatë të mirë”, shtoi trajneri i “Qytetarëve”.
Guardiola i referohet faktit se Man City u shpall fajtor edhe për shkeljen e rregulloreve të Fair Play-it Financiar nga UEFA, por në apel arriti të hiqte akuzat.
“Do të kisha dashur të prisja dhe të shihja dhe koha do të diktojë se çfarë do të ndodhë. Vetëm në rast se nuk jemi të pafajshëm, do të pranojmë atë që do të vendosë gjyqtari”, deklaroi 52-vjeçari.
Guardiola ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri në vitin 2025, teksa mbetet të shihet nëse ndonjë dënim i mundshëm ndaj klubit, do e bindë atë për t’u larguar nga “Etihad Stadium”.