Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti me qytetarë dhe bazën partiake, mbrëmjen e së premtes nga Jegunovca deklaroi se BDI nuk po punon asgjë fshehur përpos asaj që i ka premtuar popullit.

“Buxheti i shtetit në vitin e kaluar është realizuar 465 milion euro, përqinja më e lartë në dhjetë vitet e fundit, pavarësisht krizën më pandeminë apo atë energjetike. Rroga minimale arriti në 18.000 denarë, rroga mesatare u rrit, papunësia u ul, zonat e lira ekonomike u zhvilluan, ndërtuam shkolla, çerdhe dhe investime të tjera. Në Ҫair po ndërtojmë një ҫerdhe shumë të madhe me standarde shumë të larta, e po ashtu avancuam shqiptarët nëpër institucionet. Nga muaji mars rritet paga minimale e po ashtu dhe rrogat tjera të administratës. Pikë për pikë po realizojmë programin e BDI-së. Kujt i pengon një shqiptar i fortë dhe BDI-ja më e fuqishme se kurdoherë në Maqedoni? Në bëmë marrëveshjen e Ohrit, u krye puna e konflikteve, marrëveshja me Greqinë, NATO, BE… BDI nuk ka asgjë sekrete, çdo projekt i yni është transparent dhe mbi tavolinë. Në e duam Maqedoninë të fuqishme me gjithë popujt që jetojnë aty. Ndaj baruti i lagur i Mickoskit ka vetëm një qëllim, ta mbaj popullin nën frikë dhe përçarje, frikë nga grekët, bullgarët, shqiptarët etj… Politika e frikës është politikë e regresit, por neve nuk na duhet ajo na duhet progresi, ndaj gjithë ata që i sulen Ali Ahmetit dhe BDI-së po ushtrojnë politikë të frikës. Asnjëri nga ne nuk bën hile, por vetëm realizojmë projekte dhe mbajmë përgjegjësi për të ju nderuar juve me punët tona”, tha Grubi në fjalimin e tij para banorëve të Jeguonovcës.