Një 35-vjeçare nga Tirana ka treguar për “Enigmat e Hipokratit” në Euronews Albania se është prej kohësh përdoruese e rregullt e lodrave të seksit.
Ajo tha se është e vështirë ta ndajë këtë bisedë me miqtë pa u paragjykuar, ndërsa për blerjen e tyre zgjidhjen e gjen online për të shmangur dhe identifikimin.
“Ka një tabu dhe ka një gjë të çuditshme që u nuk e kuptoj se pse, por njerëzit kanë një problem me të pranuarin e kënaqësisë. Janë kënaqësi nuk ka arsye pse të jenë tabu. Është një gjë shumë personale, e di një mikeshë e ngushtë e imja, me të cilën realisht ndaj gjithçka, por jo që ta flas kështu lirshëm në një tavolinë kafeje me miqtë dhe të bëhet një temë e zakonshme. Nuk është dhe aq e zakonshme dhe deri kur të bëhet nuk mendoj që do jem unë e para që do e them,” – u shpreh 35-vjeçarja.