Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje 17 shkurt me një mesazh urimi për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në facebook shefi i qeverisë ka postuar një pikturë të një vajze të vogël e cila valvit në duar një balonë me flamurin e Kosovës.
“Mirëmëngjes! Gëzuar Pavarësinë ”, ka shkuar Rama në mbishkrimin e fotos.
– Advertisement –
Këtë 17 shkurt Kosova mbush 15 vite nga shpallja e pavarësisë së saj.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga 120 deputetë gjithësej, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.