Gazetari Leonard Seferi është shprehur se numri i viktimave në Turqi mund të shkojë në 100 mijë.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Seferi theksoi se janë qindra viktima ende nën rrënoja.
“Numri i viktimave në Turqi mund t’i shkojë dhe 100 mijë të vdekur. Në momentin që po flasim janë mbi 35 mijë kufoma të gjetura, imagjinoni sa mund të jenë nën rrënoja”- tha ai.