E verteta,e drejta dhe koha janë me Lulzim Bashën sepse edhe Basha është me to

Nga Skëndër Sadri KAPITI
Shqipëria sot ndodhet në udhëkryq , por që kjo gjëndje në Shqipëri ndikon për keq edhe në Kosovë, kur Kosova sot në përballje me sfida tepër të mëdha do të duhej ta kishte në krah Shqipërinë, e ndërsa vetë Shqipëria akoma edhe sot ashtu si gjithmonë mbeti në tollovi politike.
Shqipëria sot ndodhet në udhëkryq ashtu si prej 30 vite të këtj tranzicioni. Shkaqet dihen dhe janë këto: është politika e vjetër kundër së cilës është Basha, pasi Basha ka si mision e vizion largimin e së vjetrës politike si nga politika dhe nga pushteti. E dyta, Shqipëria është në udhëkryq prej padrejtësisë së sistemit të krimit e të korrupsionit, dhe Basha është në anën e duhur të së vertetës me atë se Basha ka vizionin për dekomunistifikimin, dekriminalizimin e dekorruptimin të drejtësisë, të politikës dhe të të gjithë sistemit.
Koha është me Bashën sepse edhe Basha është me kohën ; kohë e cila e ka ftuar Bashën që të jetë në krye të punës për demokracinë, për ligjin ,për shtetin, për luftën kundër korrupsionit , për integrimin dhe për zhvillimin.
Koha është me Bashën sepse edhe Basha është me SHBA-të.
Koha, e verteta, e drejta thonë dhe kerkojnë që Rama, Berisha e Meta të ikin, pra thonë atë që kerkon Basha: largimin e “Trekëndëshit të Bermudës”.
E vjetra politike e korrupsionit, korrupsioni shtetëror e gjithinstitucional, oligarkomafia, mediat mercenare , padrejtësia , regresi, hajnija dhe të gjitha të këqijat, edhe ato mashtruese, hipokrite e djallëzore janë kundër kohës, kundër të vertetës dhe kundër të drejtës ,pra janë bashkë sot kundër Bashës , demokracise dhe SHBA-ve.

Basha filloi aktivitetin e tij në rininë e tij ,kur ai ishte koordinator i KOP, dhe pergjegjësi kryesor  për hartimin e 17 projekteve të cilat shqiptarët i votuan dhe vota popullore e solli në pushtet Partinë Demokratike në vitin  2005. Pas fitores së PD-së në vitin 2005 Lulzim Basha u emerua  Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, i cili si drejtues i këtij dikasteri, Basha ka meritën e madhe se filloi ndërtimi i veprës më të madhe infrastruktore kombëtare atë të “Rrugës së Kombit”, që bëri të mundur “bashkimin” infrastukturor-rrugor  Shqipëri-Kosovë.
Dihen publikisht, mediatikisht e deri edhe në Parlamentin shqiptar kundërshtimet e rrepta te socialisteve dhe Rames  kundër kësaj vepre madhore kombëtare, aq sa me ardhjen në pushtet te qeverisë socialiste kësaj rruge qeveria Rama i vendosi traun ndarës, atë që njihet si trau-gjobë për kosovaret që vijnë në Shqipëri. Dhe ishte po Basha ai që deklaroi në fushatën e vitit 2021 se në rast fitoreje të PD-së , vendimi i parë i tij si kryeministër  do të ishte heqja e traut ndarës Shqipëri- Kosovë.
Në vitin 2007 Basha emërohet  Ministër i Punëve të Jashtme deri në shtator 2009. Gjatë kësaj periudhe Basha ka meritën dhe kotributin e madh në drejtim të këtij dikasteri , sepse ai me zotesinë intelektuale dhe të një diplomati të shquar ,  ai parapregatiti terrenin dhe plotësimin e të gjitha kritereve që cuan në antaresimin e Shqipërisë në NATO.
Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm. Si Ministër i Brendshëm, ai punoi me perkushtim te jashtëzakonshëm por plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë  dhe modernizimin e infrastrukturës, modernizimin e vendkalimeve kufitare të Shqipërisë dhe sistemit të policisë së emigracionit, lëshimin i pasaportave biometrike të sigurisë së lartë dhe një luftë më të ashpër kundër veprimtarisë kriminale dhe pasurive kriminale.
Këto hapa u përshëndetën nga organizmat ndërkombëtarë sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit dhe çuan në vendimin e Bashkimit Europian më 8 Nëntor 2010   për heqjen e vizave.
Pra si ministër i Shqipërisë , mund të thuhet sakt se Basha është ministri më i suksesshëm në historinë e pluralizmit shqiptar.
Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike, duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.Si kryetar i Bashkisë së Tiranës Basha ka meritën se nën drejtimi e tij Tirana u pajis për herë të parë në historinë pas-komuniste me një Plan të Përgjithshëm Urbanistik, duke i dhënë fund përfundimisht, kaosit të ndërtimeve në Tiranë.
Kryesisht për këto merita  Basha u zgjodh kryetar PD-së në vitin 2013 , pas asaj humbje të madhe që pësoi PD. Kjo humbje erdhi pas atij dështimi të qeverisjes Berisha me LSI -istin  Ilir  Meta, të kësaj aleance amorale, shkaktare e humbjes se thellë të PD-së në vitin 2013 e në vazhdimësi, dhe që pas asaj aleance bashkëkeqqeverisjeje Berisha-Meta,  PD ra dhe u përca, ndërsa Ilir Meta u fuqizua dhe u bë faktor e aktor politik në kurriz të Partisë Demokratike. Meta tradhtoi PD-në dhe  në vitin 2013 ra në prehrin e rilindjes socialiste dhe në aleancë me Edi Ramën fituan kundër  PD-së  në vitin 2013, dhe po sot e tani përsëri Meta -Berisha  janë grupuar së bashku kundër Bashës dhe PD – institucionale.
Gjatë kohës së Bashës si kryetar i PD-së, Basha ka meritën e jashtëzakonshme për emancipimin e PD-së, për rinovimin e demokratizimin e saj. Basha  paraqiti e parashtroi  edhe vizionin e tij për ndarjen e Shqipërisë nga tranzicioni dhe nga e shkuara, paraqiti vizonin  për shtetin ligjor , për Veting-un politik , për dekriminalizimin dhe dekomunistifikimin e politikës e të shoqërisë shqiptare.
Kundër Bashës dhe nën rrogoz ka komplotuar vazhdimisht e gjithë elita e vjetër politike e PD-së në aleancë me Metën dhe Ramën sepse ata e paskan ditur se Basha është alternativa që do sillte ndryshimin, dhe se Basha si politikani shqiptar më proamerikan është partner besnik i SHBA dhe ai ka mbështetjen prej tyre për të bërë reformat jetike aq të nevojshme për Shqipërinë.
Politika e vjetrër,  e gjitha  e shikonin Bashën si kërcënim dhe prandaj në aleance të fshehte kanë komplotuar kundër Bashës që ai të mos behej kryeminister , gjë që kjo u vertetua në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 dhe ato të pjesashme vendore 2022 si dhe pas daljes së skandalit ku Kryeministri Rama kishte korruptuar dhe ishfunksionarin e FBI-së kunder  Bashës. Komplotistët komplotuan gjithmonë kundër reformatorit dhe pramerikanit Basha me qëllim për ta përjashtuar atë politikisht si kryetar të PD-së, se kështu ata donin të ruanin status quonë  dhe të mbronin korrupsionin e të siguronin e ruanin privelegjet politike të tyre përgjithmonë.
Basha është politikani më i përkushtuar dhe diplomati më serioz në qëndrimin dhe në mbështetjene tij për Kosovën . Dhe me rastin e 15 Vjetorit të pavarësisë së Kosovë ai deklaroi se:
“10-vjeçari e fundit është me dritëhije, dhe personalisht e shoh me doza të mëdha dyshimi për zgjedhjen strategjike për të konsideruar aksin Tiranë-Beograd si aksi i duhur  politik dhe diplomatik për të trajtuar problemet dhe për t’u dhënë zgjidhje atyre. Fakti është që arritjet më të mëdha Kosova i ka shënuar dhe Shqipëria i ka mbështetur duke mos anashkaluar Prishtinën por duke mos një qasje paternaliste ndaj Prishtinës por duke qenë në mbështetje të plotë të institucioneve të Kosovës dhe të objektivave të caktuara politike të shtetit të Kosovës.
Tirana e ka për detyrim që ta shohë marrëdhënien me Beogradin nga sytë e Prishtinës dhe çdo anashkalim i Prishtinës dhe çdo moskoordinim midis dy republikave sjell kosto të rënda dhe të paparashikueshme jo thjesht për Kosovën por në tërësi për strukturën e sigurisë në rajonin tonë.
Përmes orientimit euroatlantik duhet t’i impohenemi edhe Serbisë për të bërë të qartë se çdo investim tek e kaluara, çdo ngjitje pas retorikës nacionaliste pas së shkuarës do të prodhojë më shumë pasiguri dhe mjerim për popujt tanë“, është shprehur Basha.
Pra kështu flet mëndja dhe gjuha e një politikani e personaliteti erudit, të urtë, demokrat, modern dhe sidomos patriotik i vërtetë